Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka surprizuar se fundmi menaxherin e saj me një dhuratë tepër luksoze për ditëlindjen e tij.

Reperja e uroi Granit Muhaxherin në rrjetet sociale teksa ka postuar dhe një video ku shihet menaxheri i artistes duke qëndruar ulur në motorin e madh me tre rrota që Melinda i dhuroi. Por ajo çka mori më shumë vëmendje nishte urimi i veçantë që këngëtarja kishte bërë për të.
“Urime Granit Muhaxheri. Ti e meriton këtë dhuratë edhe më shumë. Falemnderit për të gjithë punën e madhe dhe që besove në mua. Kur të gjithë më kanë kthyer shpinën, ti ke luftuar për mua dhe më ke përkrahur. Je më i miri”- shkroi ajo krahas videos.

Rikujtojmë se disa muaj më parë një incident i pakëndshëm që i ndodhi në një koncert në Vjenë, Melindës u bë menjëherë viral në rrjet.
Pas komenteve dhe kritikave të shumta për reagimin e saj dhe të stafit, menaxheri i reperes kërkoi një falje publike për personin në fjalë.

Pas tij erdhi dhe reagimi nga vetë reperja e cila e cilësoi incidentin si një nga momentet më të frikshme që ka kaluar.
Përmes një postimi në Instastory, ajo kërkoi ndjesë publike ndaj të gjithë fansave të saj.
Gjithashtu ajo ka shpjeguar se ishte një moment i frikshëm për të dhe nga paniku nuk ka ditur si të reagojë. Reperja shtori se fansi, i cili e tërhoqi nga këmba artisten e më pas nga krahu duke mos e lëshuar dhe tregoi se ishte në gjendje të dehur.


