Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha konfirmuan ditën e djeshme lajmet se do të bëhen prindër të një vajze.
Këngëtari publikoi një video emocionuese në Instagram ku zbulojnë gjininë e foshnjës.

“Po vdes sytë me t’i pa,”- shkroi Ledri në përshkrimin e videos.
Çifti morën mesazhe të shumta urimi nga miqtë, familjarët, fansat dhe kolegët e tyre.
Megjithatë një deklaratë e këngëtarëve Dj Blunt dhe Real 1, ka rrëmbyer vëmendjen.
Ata ripostuan videon e Ledri Vulës dhe i dërguan një mesazh partneres së tij, Sara Hoxhës ku e paralajmëruan se këngëtari do ta tradhtonte në të ardhmen.
“Eh moj Sara Hoxha mbas 5 vitesh kur ta kapësh duke të tradhtuar këtë laper, do e kërkosh këtë moment që ta kesh thikën në dorë për t’ia ngulur tejpërtej, por do të jetë vonë?”- shkruan ata në një postim në Twitter.

Mes Ledri Vulës dhe dy këngëtarëve ka pasur edhe përplasje të mëparshme, për shkak të konkurrencës në tregun muzikor.
Rreth një muaj më parë, Dj Blunt ofendoi publikisht Ledri Vulën, duke e quajtur “viç”.
“Më kallëzuan pëllumbat dje se Ledri viçi ishte live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend me të e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, ti pas 20 viteve karrierë mezi e nxore 1 album, o Ledri Viçi dhe fol për trend albumesh. Mos mi merr kreditat o vëlla, ngadalë se janë disa baba që kanë 9 albume dhe nxjerrë trende me albume, këngë”– tha Dj Blunt.

Më pas shtoi: “Nga 10 vite duke fol për 99 problemet. Na çave k***n me ato 99 problemet. Deri dje mbillje guacka në Ulqin dhe këndoje këngë të Ricky Martin dhe mundohesh të imitosh Sabri Fejzullahun.”
Ndërsa i tha Ledrit: “Ma grua je ti se gruaja.”
Sherri mes tyre nisi rreth 2 vite më parë, pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Nëse m’don ti”.
Ledri Vula ka qëndruar i heshtur duke zgjedhur që të mos i përgjigjet ofendimeve të këngëtarëve.
/Panoramaplus.al


