Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Wake up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islami, ishte astrologia e njohur Meri. Ajo zbuloi për publikun parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit.

Në studio ka patur shumë të qeshura teksa po flitej për çdo shenjë horoskopi. Në një moment po flitej për Gaforren, Meri tha që në mars duhet të ketë kujdes se bie nga fiku.
“Kur si ke hyp fikut, nuk ka rrezik te biesh” ? – Parashikimi i yjeve per ? Momenti me epik ne te gjithe eksperiencen time ne ? mban daten 4 Janar 2019, mos e humbisni ne youtube te plote ??@wakeup_topchannel @topchannelalbania #qeshmelot @isli_islami”, shkruan Ori në postimin e saj në “Instagram”.
E gjatë bisedës në studio, Meri i ka kërkuar moderatores që t’i tregonte shenjën e partnerit të saj, në mënyrë që ajo t’i tregonte sa kombinoheshin me njëri-tjetrin.
“Ti do të bësh lajm tek emisioni im, me mua?”, i është drejtuar me të qeshur Ori.

“Unë të bëj lajm tek emisioni yt, me ty? Po pse kush je ti mi? Dëgjo këtu ti, se unë televizionin e kam parë para teje”, i thotë Meri duke qeshur.
“Televizionin mund ta kesh parë para meje, po partnerin tim e kam parë un përpara teje”, i përgjigjet moderatorja, të cilës Meri i thotë: “Asaj s’i dihet. Ndërkohë që në studio kanë nisur të qeshurat.


