23 Tetor, 2021

“Kur ke bërë seks për herë të fundit?”/ Ledjana Prenga i përgjigjet pyetjeve pikante dhe zbulon nëse do të përballet me Mevlan Shabën në “Për’puthen”


Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga ishin dyshja më e përfolur gjatë sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Pavarësisht se dolën bashkë nga programi i dashurisë për ta vazhduar njohjen jashtë, kjo gjë nuk ndodhi.

ledjana prenga mevlan shaba (13)

Madje Ledjana e ka bllokuar Mevlanin në rrjete sociale dhe nuk ka komunikuar më kurrë me të. Nga ana tjetër, Mevlani ka deklaruar gjatë një interviste se nuk ka qenë kurrë i lidhur me Prengën, por ajo nuk ishte bërë shkak për prishjen e raporteve që ai kishte me Antonela Berishën.

ledjana prenga (3)

Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, Ledjana u pyet nëse do të ketë një përballje mes saj dhe Shabës në “Për’puthen Prime”.

Do jem në Stamboll. (Pas Stambollit) nuk i dihet!”, u përgjigj ish-konkurrentja.

Ajo tha se nuk ka ndërmend që t’i heqë bllokun Mevlanit në Instagram, pasi tha: “(Do ia heq) kur të mbyllen rrjetet sociale”.

ledjana prenga (1)

Prenga tha se nuk është dashuruar kurrë deri më tani, por nuk zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private. Kur u pyet se kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, Ledjana e anashkaloi përgjigjen, duke thënë: “Duhet t’ja bëj edhe unë ‘piiip’”.

ledjana prenga (2) antonela berisha mevlan shaba ledjana prenga (14) antonela berisha mevlan shaba ledjana prenga (10) antonela berisha mevlan shaba ledjana prenga (3) aristela leka, ledjana prenga, mevlan shaba (12)

© Panoramaplus.al