3 Gusht, 2022

“Kur kanë punë bëjnë si të dashur pastaj zhduken!” Meridian Ramçaj shpërthen në rrjetet sociale: Jeta është e gjatë, o qyqarë


Ish-banori i ‘Big Brother’ Meridian Ramçaj njihet për ironitë dhe thumbimet e tij. Ai është bërë shpesh protagonistë i mediave me deklaratat e forta dhe pas një periudhe qetësia ai është rikthyer sërish te ironizimet në rrjetet sociale.

Meridiani ka publikuar një status në Instastory ku shënjestron dikë që sipas tij e ka përdorur për interes. Në statusin e tij Meridiani shkruan: “Aman se më bëjnë për të qeshur disa njerëz që kur kanë ndonjë hall bëhen ferrë të dashur, të marrin në telefon një mijë herë në ditë dhe kur mbarojnë punë zhduken. Ajo shprehja: “Kalova lumin, të dhj*fsha kalin. Po jeta është e gjatë o qyqarë!”

Nuk dihet se kujt i drejtohet ai me këtë status por sytë janë nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’. Ai krijoi miqësi të mirë me disa prej tyre dhe ndoshta ndonjëri e ka zhgënjyer…

Pjesëmarrja e Meridianit në “Big Brother VIP” duket se ka shkaktuar edhe më shumë bujë se pjesëmarrja e tij në “Big Brother Albania 7” ku arriti deri në finale. E ndonëse formati tashmë ka mbaruar diskutimet dhe dinamikat e tij vijojnë ende. 

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Meridiani tregoi edhe se një nga gjërat që e ka lënduar më shumë pas daljes ka qenë keqinterpretimi që i është bërë njërës prej deklaratave të tij.

“Një nga gjërat që më ka vrarë shumë është fakti që diskutohet se unë nuk bëj fëmijë dhe kam dashur ta sqaroj. E gjitha nisi nga një bisedë që kam patur me Monikën. Unë kam thënë se kemi 5-6 vite që me të fejuarën endemi spitaleve se kemi patur prindërit sëmurë. Ndaj vendosëm tu përkushtohemi atyre për momentin, pra prindërve tanë dhe të mos krijojmë ende familjen tonë. Dhe kur menduam se ramë në paqe unë humba të atin. Dhe interpretimi që iu bë kësaj deklarate më ka lënduar sepse ka prekur edhe familjarët e mi.”

© Panoramaplus.al