Këtë të shtunë do të jetë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga. Por ajo nuk ka shkuar vetëm tek Ermali, pasi është e shoqëruar nga gjyshja e saj e cila duket super moderne.

Madje gjatë bisedës në studio, ajo ka treguar se kur ishte në moshë të re, ka qenë një vajzë shumë e bukur saqë të gjithë kthenin kokë kthenin kokën për ta parë.

“Kur kaloja unë rrugës, edhe plakat thonin mashalla, shprehet ajo gjatë intervistës.

Gjithashtu moderatori Ermal Mamaqi u ka kërkuar atyre të dyjave që të këndonin së bashku, por gjyshja ka qenë kundër kësaj ideje pasi kërkoi që të këndoj vetëm.
“Të këndojmë bashkë? Këndoj dhe vetë, nuk është problem”, ka thënë ajo, duke u treguar të gjithëve kështu talentin në muzikë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
