23 Shkurt, 2022

Pati afrimitet me të brenda shtëpisë, Graniti flet për lidhjen e re të Fifit: Është dramatizuar pak


Fifi dhe Granit Cana kanë qenë shumë të komentuar në javët e para të “Big Brother VIP”, pasi u duk sikur ata do të krijonin një lidhje dashurie aty brenda. Por modeli preferoi që të kishte vetëm një raport shoqëror me këngëtaren, ndërsa kjo e fundit pas daljes po shijon romancën me të dashurin e saj Adis Patushin.

Me sa duket edhe pas daljes nga BBVIP, Fifi dhe Granit kanë ruajtu raporte të mira shoqërore edhe pas romancës së re të këngëtares.

Dyshja ishin të ftuar së fundmi në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të sezonit të parë të Big Borther Vip. Duke folur për “Ftesë në 5”, Granit Cana tregoi se janë miq me këngëtaren.

“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi prekur që do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, tha ai.

Ndër të tjera ai është pyetur për lidhjen e re që ka nisur Fifi. Ai tha se nuk e ka uruar ende, por zgjodhi t’i thotë disa fjalë publikisht.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, u shpreh Graniti.

 

© Panoramaplus.al