Demi Lovato ka treguar se ka hequr dorë nga lidhjet me burra të moshuar, duke shprehur keqardhjen që e bëri këtë gjë disa vite më parë.

Ylli i Disney Channel pati një romancë me Wilmer Valderrama midis vitit 2010 dhe 2016, kur kishte një diferencë moshe prej 12 vjetësh.
Por, tani 31-vjeçarja është në lidhje me Jordan Lutes, një muzikant kanadez i cili është një vit më i madh se artistja. Çifti konfirmoi publikisht lidhjen e tyre në gusht 2022.
“Mund të them me plot besim se fiksimi për meshkujt e mëdhenj në moshë nuk është më”, tha Lovato për SiriusXM, në The Howard Stern Show.
“Unë jam me një partner që është në moshën time. Teksa shikoj prapa në të kaluarën time dhe mendoj takimet me meshkujt e mëdhenj në moshë, më vjen për të vjellë.”

“Ka një partneritet që është kaq magnetik,” vazhdoi Lovato, duke folur për partnerin e saj.
“Mënyra se si ne qeshim së bashku, nuk ka fund. Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt, që të tërheq aq shumë, me të cilin qesh vazhdimisht, kjo është formula e një marrëdhënieje vërtet të shkëlqyer”.


