29 Nëntor, 2018

Kur fustani tregon më shumë seç duhet, Rita Orës i dolën të pasmet sheshit në tapetin e kuq (FOTO)


Përveç suksesit në tregun muzikor botëror, këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora qëndron në qendër të vëmendjes së mediave edhe për stilin e saj në veshje.

Ajo nuk e ka aspak problem që të tregojë asetet e saj në daljet publike apo edhe në kopertinat e revistave të ndryshme.

Por këtë të enjte, 28-vjeçarja zbuloi aksidentalisht më shumë sesa duhej dhe fajtor për këtë ishte era e fortë.

Nga fotot e publikuara nga “Daily Mail” vihet re se asaj i është ngritur fustani në pjesën e pasme, teksa po ecte në tapetin e kuq  të festës së “Cartier” të mbajtur në Sidnej.

Në këtë mënyrë, era i zbuloi të pasmet e këngëtares, por pavarësisht kësaj ajo nuk u shqetësua aspak dhe vazhdoi të ecte me vetëbesim.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al