7 Tetor, 2019

Kur do martohesh? Redon Makashi jep përgjigjen epike


Ende nuk ka folur për planet për një martesë të mudshme. Këngëtari i dashur për publikun, Redon Makashi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në ‘Shiko kush luan’. Ai nuk i ka shpëtuar pyetjes klishe mbi planet për martesë.

‘Tani të të kem në skenë dhe mos të të bëj pyetjen legjendare, nuk ka shanse. Kur do të martohesh si përfundim?’, e pyet Luana.

Këngëtari i është shmangur një përgjigjeje të vërtetë duke u shprehur me humor: ‘Kur të martohet Rezi do të martohem unë’, duke iu referuar Rezart Veleshnjës.

Redoni pak kohë më parë është shprehur se dëshiron të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku të jetojë me njeriun e zemrës. Por duket se këngëtari nuk dha një përgjigje konkrete në lidhje me këtë çështje.

© Panoramaplus.al