Ndonëse lidhja e tyre po shkon shumë mirë, Sarah dhe PM nuk kanë ndërmend të martohen në të ardhmen e afërt.

Sarah Berisha dhe DJ PM janë një nga çiftet më të dashura të momentit. Ata nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë se “Big Brother VIP” ku duket se hasën dhe në disa vështirësi.
Megjithatë pas mbarimit të formatit, kanë treguar se janë më të qetë dhe po e shijojnë më shumë romancën e tyre. Ndonëse mundohen mos të shfaqen shumë bashkë në rrjetet socialem në interviste dhe evenimente të ndryshme i kemi parë thuajse kudo bashkë, madje kanë bërë edhe pushimet e para së bashku. Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM e ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.
Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë se si po vijnë lidhja e tyre dhe nëse kanë në plan të marrin hapa seriozë. Së fundmi, në festën e organizuar pas mbarimit të “Big Brother VIP” ish-konkurentët janë pyetur se kur edo martohen. Sigurisht është shumë herët për tiu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe ata nuk kkanë dhënë një përgjigje por me humor janë shprehur: “Pas 100 vitesh”.
Pyetjet
Sara: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.
Dj Pm: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.
Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sara me Pm?
Sara: Kismet pas 100 vitesh (qesh).
© Panoramaplus.al

