6 Shtator, 2021

“Kur do e bësh dasmën?”- Eni Koçi ngre dyshime se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me Genc Prelvukaj


Eni Koçi prej disa vitesh po shijon një lidhje dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj. Që kur romanca e tyre u bë publike, dyshja nuk i kursen fotot dhe videot bashkë në rrjete sociale.

eni koci (17)

Së fundmi, Eni bëri një bisedë me ndjekësit e saj, të cilët i bënë pyetje nga më të ndryshmet, duke filluar nga jeta private e deri tek kujdesi për fizikun.

Kur do e bësh dasmën?”, e pyeti një ndjekëses, së cilës Eni iu përgjigj: “Nuk besoj që do bëj dasëm. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona”, duke ngritur dyshime se bashkë me Gencin janë celebruar në një ceremoni private, larg syrit të publikut.

eni koci (8)

Ndërkohë, një tjetër e pyeti artisten se çfarë bën për të qenë në super formë fizike. Eni shkroi:

Të them të drejtën pata një periudhë që shtova shumë peshë dhe mendoj që shkak u bë pasoja e tmerrshme që më la Covid me shijen. Shumica e ushqimeve më vinin aromë e keqe ndaj konsumoja shumë brumëra (jo se tani jam më mirë me shijen, por sikur u mësova të jetoj me problemet e shijes). Tani jam 66 kilogramë dhe jam në proces për të hequr dhe 2-3 kilogramë të tjera”.

eni koci (7)

Në muajin tetor do të nisë transmetimi i “Big Brother VIP” dhe ndjekësit e Enit ishin kuriozë të dinin nëse këngëtarja do të jetë një nga personazhet. Por Koçi zbuloi se nuk do të marrë pjesë në këtë format, duke u përgjigjur me një “Jo”.

eni koci (5) eni koci (9) eni koci (4) eni koci genc prevlukaj (4) eni koci genc prevlukaj (3) eni koci genc prevlukaj (1) eni koci (12) eni koci (9) eni koci (6)

© Panoramaplus.al