Klea Huta po kalon shumë kohë me të birin, Krid, tashmë që nuk është shumë e angazhuar për shkak të pushimeve verore. Moderatorja poston shpesh foto me djalin, tashmë pa ia mbuluar portretin, në rrjetet e saj sociale.

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në Instastory me ndjekësit, Kleas iu drejtua pyetja: “Je shumë e mirë, kur do bësh gocën se u rrit çuni?”.
E irrituar nga kjo pyetje, Klea shkroi: “Në ask mbizotëron kjo pyetje. S’e kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vende e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët) që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë, sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë, por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do”.

Tashmë për Klean dhe partnerin e saj, Elgit Dodan, e gjithë vëmendja është tek Krid. Këngëtarja ka menduar edhe për të ardhmen e të birit, madje edhe kur ai të gjejë një partnere.
Një ndjekëse e pyeti aktoren: “Ça mendimi ke nëse çuni do të jetojë me të dashurën edhe prindërit e tij?”.
Klea tha: “Çdokush në shtëpinë e tij. Të gjithë të lumtur”.

Pra kur të vijë dita që Krid t’i prezantojë prindërve të dashurën, ai do të jetojë në një shtëpi më vete me të dhe Klea jo vetëm që nuk e ka problem këtë gjë, por mendon se është edhe zgjidhja më e mirë.


