8 Tetor, 2021

Kur dëshiron të bëhet nënë Ilda Bejleri? Moderatorja seksi zbulon planet e së ardhmes për jetën private


Moderatorja Ilda Bejleri është rikthyer në ekran me një projekt të ri, i cili nuk ka të bëjë me sportin, por me baletin. Gjatë një interviste për “ABC e pasdites”, Ilda tha se nuk e ka pasur fare në pikëpyetje nëse duhej ta pranonte një ftesë të tillë, sepse baleti është një ndër fushat ku e gjen veten.

ilda bejleri (1)

Meqënëse emisioni që do të drejtojë ka të bëjë me nënat dhe fëmijët e tyre, moderatorja seksi tregoi planet e saj për të sjellë në jetë një fëmijë.

Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar.

Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë gjithmonë jetën e kam marrë me faza dhe me hapat që ofrohen, në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta,”- u përgjigj ajo.

ilda bejleri (9)

Bejleri zbuloi gjithashtu se nuk ka hequr dorë nga sporti, kur tha:

Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo, unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”.

ilda bejleri (7) ilda bejleri (5) ilda bejleri (1) ilda bejleri (3)

© Panoramaplus.al