Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku po shijojnë vitin e dytë të martesës, së bashku me vogëlushen Ajka.

Ata janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Nga postimet e ndryshme në profilet e tyre përkatëse në “Instagram”, duket se Besi tregohet mjaft i kujdesshëm që të përkëdhelë me dhurata bashkëshorten e tij.
Aktori i humorit sapo është kthyer nga një udhëtim në Itali, e mesa duket nuk ka ardhur duarbosh. Në profilin e saj në “Instagram”, Xhensila tregon plot krenari dhuratën që i ka blerë bashkëshorti.

Ai i ka blerë një dhuratë të firmës së njohur “Chanel” dhe bashkëngjitur me foton këngëtarja shkruan: “Dashuria ime më surprizoi”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
