17 Shtator, 2023

“Kur ai nuk besonte se unë injoroja meshkujt për të”- Arbenita Ismajli ‘’thumbon’ sërish Feron me postimin e saj të fundit


Pas ndarjes së bujshme, duket se  ish- çifti i shumëpërfolur, Fero dhe Arbenita Ismajli, kanë nisur të “thumbojnë” njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Disa javë më parë, reperi deklaroi se i është përkushtuar fesë Islame dhe se i ka ndarë përfundimisht rrugët me modelen, duke thënë se ajo nuk ka vend në xhenet marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.

E pas deklaratës së tij, Arbenita duket se nuk di t’i ndalë kunjat dhe ironizimet për të. Së fundmi, bukuroshja ka postuar një video në InstaStory ku thuhet:

“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, duke lënë të kuptohet se ishte modelja ajo që i dha fund lidhjes me reperin.

Kujtojmë se ndarja mes tyre shkaktoi bujë pasi, Fero ushtroi dhunë dhe kërcënoi ish-partneren e tij nëse do të largohej nga banesa së bashku me vajzën e tyre, Ninën. Më pas, Arbenita e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

© Panoramaplus.al