12 Tetor, 2023

“Kuptova se kam afër një djalë…”- Loredana rrëfen për herë të parë se si u njoh me futbollistin 21-vjeçar!


Reperja shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi disa muaj më parë iu dha fund zërave duke konfirmuar lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, Karim Adeyemi.

Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shpesh herë postojnë foto së bashku në rrjetet e tyre sociale.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin.

Reperja tregoi se futbollisti ka bërë hapin e parë duke i shkruar asaj në rrjetet sociale teksa ajo ndodhej në Dusseldorf.

Ndër të tjera Loredana tha se takimi i parë me të dashurin e saj aktual ka ndodhur kur ajo ndodhej në një hotel në Dortmund, pasi ishte e uritur sepse hoteli ku ajo po qëndronte nuk ofronte ushqim dhe është “detyruar” që ti shkuajë Adeyemit pasi edhe ai ndodhej në të njëjtin qytet.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha reperja.

Kujtojmë që nga lidhja me reperin shqiptar, Mozzik, Loredana ka dhe një vajzë Hanën, ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se se dyshja kanë edhe një fëmijë tjetër së bashku.

 

© Panoramaplus.al