8 Shkurt, 2020

“Kuptova që në moshën 74-vjeçare nuk kam nevojë për marrëdhënie…”- Pas 12 ditësh të martuar, Jon Peter e la Pamela Anderson vetëm me një mesazh


Për pak ditë ishin çifti më i komentuar në media, por shkëlqimi i çiftit Pamela Anderson dhe Jon Peter nuk do të zgjaste shumë.

Dyshja u nda pas 12 ditëve martesë e sipas “the sun”, ka qenë Peter ai i cili ka kërkuar që secili të ndiqte rrugën e tij dhe kjo vetëm me një mesazh.

pami

E gjithë kjo martesë me avokatët, borxhin… më ka frikësuar. Më bëri të kuptoj se në moshën 74-vjeç kam nevojë për një jetë të thjeshtë, të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare. Prandaj unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që unë të iki për dy ditë dhe ti të kthehesh në Kanada. Mendova se ndërtimi i një perandorie së bashku do të ishte argëtuese por gabova … Shpresoj që mund të më falësh”, i ka shkruar ai.

Ndërsa tashmë është zbuluar se çifti nuk arritën ta përfundonin zyrtarisht martesën e tyre, pasi kishin bërë vetëm ceremoninë.

© Panoramaplus.al