Është komentuar shumë sjellja e ashpër e Renato Mekollit në emisionin “Hell’s Kitchen”, ku thuajse shumica doli kundër veprime të tij.

Shumë persona e kanë cilësuar të pahijshëm veprimin e hedhjes së ushqimit në kosh, thyerjes së pjatave dhe kritikave shumë të ashpra për konkurrentët.

E duke u bazuar te sjellja e Renatos, moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu postoi në profilin e saj në “Instagram” një foto të Mekollit dhe tregonte se për këtë “Halloween” kishte vendosur që të maskohej si ai.

“Pasi u mendova gjatë si te maskohesha këtë Halloween, vendosa të jem personazhi më i frikshëm i momentit i ekraneve shqiptare.
Ai dora vetë, shef Renato. -Kujdes qimen ti aty, se e hëngre tiganin kokës”, shkruan Fatma bashkëngjitur me foton.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
