Menaxheri i grupit të njohur Babastars është prekur nga koronavirusi.
Dekorim Sahiti me anë të një postimi në Instagram tha se rezultoi dje i prekur me COVID-19.

Ai u shpreh se kjo ishte e natyrshme për shkak të punës së tij ku është në kontakt me shumë njerëz.
Por shtoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetëizoluar.

Postimi i plotë:
Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme për shkak te natyrës se punës sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjëherë, unë jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shëndetësore.
Aq sa jam shqetësuar për këtë lajm aspak te mire, me shume me shqetësoi fakti se shume shpejt janë përhapur dezinformacione dhe te pavërteta ne lidhje me restorantin, pronar i te cilit jam unë.
Ju njoftoj se vetëm unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restorantit tim. Çfarëdo informate tjetër është e pavërtetë dhe dashakeqe! Unë nuk kam pasur kontakt te afërt me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njëjte si edhe kontaktet e mia te tjera.
Restoranti është dezinfektuar 2 here gjate ditëve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne çdo kohe, stafi është i pajisur me mjete mbrojtëse, maska, doreza dhe dezinfektues. Kështu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmonë sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.
Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogëlohet ne ditët ne vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa me lehte qe është e mundur. Deri atëherë, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shëndet dhe siguri.
Kujdes po, panik jo!
© Panoramaplus.al
