Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, u rikthye mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” pas një viti. Kësaj radhe ajo ishte si e ftuar speciale dhe jo në rolin e Pipi Çorapegjatës që bëri në sezonin e parë të emisionit.

Gjatë intervistës me fëmijët, Rudina foli edhe për marrëdhënien e saj me regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Ajo gjithashtu kujtoi edhe disa këshilla që Vera i ka dhënë në kohën kur punon bashkë.

Një herë, regjisorja e kishte kritikuar për një rrip të trashë që kishtr vendosur Rudina dhe i kishte thënë: “Shumë i bukur ai rrip Rudina, por hollo belin!”. Ndërkohë Rudina e mori seriozisht këshillën e Verës dhe e ndoqi madje.

Gjatë intervistës, ajo tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

“Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët”, shtoi Dembacaj, e cila me shaka tregoi se mori briskun për të hequr qimet që i kishin zënë fytyrën.
© Panoramaplus.al
