8 Gusht, 2019

“Ku ka humbur Flori?”, Klajdi Haruni ka përgjigjen epike për fansin (VIDEO)


Pas fitores të tij në “Kënga Magjike”, të gjithë prisnin se kantautori i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, të kishte një verë të suksesshme të mbushur me projekte muzikore.

Por në fakt nuk ndodhi ashtu, pasi ai është “zhdukur” pa lënë asnjë gjurmë. Madje ai ka vendosur që të mos jetë aktiv as në rrjetet sociale apo media.

E duke qenë se Mumajesi prej disa kohësh nuk është shfaqur në ekran apo koncerte, fansat e tij të shqetësuar, i janë drejtuar mikut të tij, këngëtarit të njohur Klajdi Harunit.

“Në zyrë gati për pyetjet tuaja”, shkruan Klajdi në “Instastory” duke pritur pyetjet e ndjekësve të tij. E dikush e ka pyetur pikërisht “se ku ka humbur Flori?”.

Klajdi i ka dhënë përgjigjen epike, duke publikuar një video legjendare të kryeministrit Edi Rama të viteve më parë, i cili thotë, “Çfarë ka? Çfarë ka ndodhur? Pse gjithë ky interesim?”

Mesa duket Flori e ka ndarë mendjen që të mos japë asnjë informacion dhe për këtë e mbështesin edhe miqtë e tij.

© Panoramaplus.al