21 Gusht, 2022

‘Ku je dashuria ime”/ Beniada Nishani habit me postimin e saj të fundit, mos vallë modelja është në kërkim të një partneri?


Pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother Vip’ bëri që ajo të kthehej në një nga personazhet më të pëlqyer apo komentuar në vendin tonë.

Beniada Nishani u dallua që në fillim për spontanitetin dhe natyrshmërinë që e karakterizonte. Pas përfundimit të spektaklit, ajo la Italinë ku jetonte prej shumë viteve dhe u vendos në Tiranë. Shkak për këtë ishin ofertat e punës në television.

E teksa tashmë po shijon periudhën e pushimeve, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe ku tregon se ka udhëtuar drejt New Yorku-t, ku duket se po kalon një kohë mjaft të mirë.

Mirëpo së fundmi Beniada ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj në ‘InstaStory’. Bukuroshja ka publikuar një video ku tregon ndërtesat e larta të New York-ut dhe në sfond dëgjohet kënga e famshme arabe “Nour El Ein”. Mirëpo ajo çka ra në sy ishte se krahas videos ish-banorja shkruante: “Habibi (dashuria ime) ku je?”.

Nuk dihet nëse Beniada po ‘tenton’ ta gjejë dashurinë në New York apo i mungon dikush.

Sa i përket jetës sentimentale,Beniada ka treguar dhe më parë se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket ekperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.

“Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë. Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”- tregoi Beniada.

© Panoramaplus.al