4 Janar, 2023

“Ku ishin vjet rregullat”/ Pasi Vëllai i Madh dënoi banorët për gjuhën fyese, reagon Einxhel Shkira. Ja si më ka injoruar Olta Gixhari


Einxhel Shkira ka komentuar disa nga situatat e fundit që kanë ndodhur mes banorëe brenda shtëpisë së edicionit të dytë të “BBVIP”.

Gjatë Prime-it të mbrëmjes të së martës diskutuan sjelljet e banorëve kundrejt njëri-tjetrit, duke thyer kështu rregullat e lojës.Vëllai i Madh mori një vendim duke i dërguar të gjithë baorët në nominim.

Sakaq ish-finalistja e edicionit të parë të “BBVIP”, Einxhel ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter.

“Ku ishin vjet rregullat”, shkroi fillimisht moderatorja, duke iu drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura gjatë vitit të kaluar.

 

Mirëpo, ish-banorja nuk e la me kaq. Ajo tregoi dhe një episod me njërën nga banoret e shtëpisë, Olta Gixharin.

“Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për “BBVA”… Heh”–rrëfeu Shkira.

 

Ndër të tjera, Eixhel iu përgjgj dhe komentit të një ndjekësi, i cili i kërkonte moderatores të ishte opinioniste e spektaklit, mirëpo përgjigja e saj i habitit të gjithë.

 “Ndoshta nuk mundem… pasi thashë “JO”, duke zbuluar kështu se është ftuar për të qenë opinioniste e programit, por e ka refuzuar ftesën.

© Panoramaplus.al