Martesa e këngëtares së njohur, Adelina Tahiri me avokatin maqedonas Serjoza Markov ka qenë e shumë komentuar nga publiku.

Pavarësisht se ajo e ka shprehur dashurinë e madhe që ka për bashkëshortin dhe se nuk i intereson as mosha dhe as prejardhja, duket se fansat e saj ende nuk e kanë kapërdirë faktin se ajo është martuar me një burrë që kanë vite diferencë.

Thuajse në çdo postim që nëna e Jonit bën, përballet me komente dhe mesazhe plot mllef në lidhje me partnerin e saj.

Madje edhe ditën e djeshme, Adelina ishte live në “Instagram” duke komunikuar me ndjekësit e saj, ku disa prej tyre nuk e lanë rehat dhe nisën me kritikat.

“Ku e ke atë hamshorin 60-vjeçar?”, e pyeti një prej tyre, ku menjëherë i përgjigjet Adelina: “I keni parë letërnjoftimin bashkëshortit tim që ja dini moshën”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
