11 Nëntor, 2022

Aktori i njohur vjen me një reality show familjar: Njerëzit do të tronditen


Aktori i njohur, Sylvester Stallone pak ditë  më parë, mori pjesë  në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia.

Me atë rast ai ka folur për reality show-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. “Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit tha aktori dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar. Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.

U raportua se po ndahen pas sherrit për qenin, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin

Vajzat e tij dhe bashkëshortja, nga e cila për pak u divorcua, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti. Ata bënë bujë të madhe në rrjet fillimisht me lajmin se do të divorcoheshin pas 25 viteve martesë dhe më pas me njoftimin e papritur se e kishin anulluar ndarjen.

Janë shumë të lumtur”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin - Info24 TV News

Aktori i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në “Synday Times”, ku ka folur rreth kësaj çështje.

Vendimin për t’u ndarë dhe më pas bashkimin pas një muaji, Stallone e konsideroi si një periudhë të trazuar në jetën e tij. “Le të themi se ishte një kohë shumë e turbullt. E kuptova sërish se gjëja më e vlefshme në botë është dashuria për familjen.

Të gjithë e njohim aktorin Sylvester Stallone, dhe ja si duket gruaja e tij 22 vjeç më e re - Telegrafi

 

© Panoramaplus.al