Martesa 26-vjeçare e ish-kampionit të botës në boks dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko me Natalia Klitschko ka përfunduar me divorc.

Megjithatë, 51-vjeçari ka pohuar se ata vazhdojnë të kenë një “marrëdhënie shumë të mirë”.
Që nga pushtimi i Rusisë në fillim të shkurtit, Klitschko ka punuar si kryebashkiak i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Natalia, një ish-modele dhe muzikante 48-vjeçare, prej shumë vitesh banon në Gjermani.
Edhe pse ata kanë qenë të ndarë prej disa kohësh, çifti u martua në vitin 1996 pas takimit të parë në kryeqytetin ukrainas. Por së fundmi Klitschko pranoi se ata tani kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc.
Klitschko deklaroi për faqen gjermane të lajmeve Bild: “Kemi bërë kërkesë për divorc së bashku sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, por prej kohësh jetojmë të ndarë në qytete të ndryshme”.
Vitali Klitschko announced a divorce after 25 years of marriage.
For many years – different interests, different lives. And we decided to make it official. This is the desire of both parties. pic.twitter.com/jju7LbLajJ
— Ignorance, the root and stem of all evil (@ivan_8848) August 15, 2022
Vitali dhe Natalia Klitschko: Një jetë së bashku
Çifti janë prindër të Yegor-Daniel, Elizabeth-Victoria dhe Max.
Sipas raportimeve, Vitali ende i shkruan asaj çdo mëngjes për ta bërë të ditur se është i sigurt në Kiev. Natalia ka ndihmuar në kujdesin për refugjatët që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta gjatë gjashtë muajve të fundit.

Vitali ishte një boksier i suksesshëm i cili theu rekorde botërore. Para se të tërhiqej nga sporti, ai hyri në politikë. Ai ka shërbyer si kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014.


