Thellohet kriza në marrëdhënien e çiftit të njohur të sportit dhe modës në SHBA?

Po flasim për Tom Brady dhe Gisele Bündchen të cilët pas thashethemeve për divorc, së fundmi kanë qëndruar afro dy muaj larg njëri-tjetrit.
Lajmi është bërë i ditur nga një burim për “People”, i cili shtoi se gjatë sezonit ato qëndrojnë të ndarë. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes së kampionit të futbollit amerikan nga pensioni dhe dëshirës së papritur për të udhëtuar dhe për turne. Ndërkohë që supermodelja, kërkon që ai të kalojë kohë më shumë me fëmijët e tyre.
Brady dhe Bündchen janë prindër të fëmijëve Benjamin, 14, dhe Vivian, 9. Sportisi ka edhe një djalë 15-vjeçar, Jack me ish-in Bridget Moynahan.

“Ka pasur probleme në martesë për vendimin e tij për të hequr dorë nga pensioni. Gisele ka qenë gjithmonë me fëmijët. Ata kishin rëndë dakord që ai do të tërhiqej për tu fokusuar tek familja, më pas ndryshoi mendje”, tha një burim. “Kanë marrëdhënie të zjarrtë. Gisele është pak kokëfortë.”
Çifti zotëron një shtëpi prej 17 milionë dollarësh në fshatin luksoz Indian Creek të Miamit.

Brady dhe Bündchen u martuan një muaj pasi u fejuan në një ceremoni intime më 26 shkurt 2009, në kishën katolike të Shën Monikës në Kaliforni.


