Në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e cila u zhvillua së fundmi morën pjesë shumë nga personazhet e njohura shqiptar.

Një ndër ta ishte edhe blogerja Sara Hoxha, e cila luan një rol në këtë film.
Mirëpo ajo çfarë u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, këngëtarit të njohur Ledri Vula, ndërsa publiku aludoi se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Nga ana tjetër as një këngëtari nuk bëri asnjë postim në rrjetet sociale për të uruar Sarën për suksesin e që arriti.

Ndonëse akoma nuk dihet arsyeja që Ledri vendosi mos ta mbështeste me prezencë partneren e tij në këtë ditë kaq të veçantë për të, kohë më parë teksa është pyetur nëse Ledri do të jetë pjesë e premierës së filmit, ajo ka thënë “ta shohim” duke treguar kështu që kjo gjë varet nga angazhimet që këngëtari mund të ketë.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare, Ledri dhe Sara kanë edhe një vajzë së bashku Poem Blu.


© Panoramaplus.al

