Shtëpitë e famshme të modës Saint Laurent dhe Balenciaga do i vijnë në ndihmë vendit duke prodhuar maska gjatë krizës së koronavirusit.

Numri i vogël i mjeteve mbrojtëse në të gjithë Francën ka zemëruar mjekët dhe kanë nxitur sindikatat e policisë të kërcënojnë me largim nga puna.
Ankesat patën jehonë në Spanjë dhe Itali. Kering, me qendër në Paris, e cila gjithashtu zotëron markën italiane Gucci, tha se Saint Laurent dhe Balenciaga do të fillojnë të prodhojnë maska dhe veshje mbrojtëse në punëtoritë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur që prodhimi i I tyre të marrë miratimin zyrtar.
Kering tha se do ti japë gjithashtu shërbimit shëndetësor francez 3 milionë maskat kirurgjikale që kishte planifikuar ti blinte dhe importonte nga Kina. Gucci gjithashtu do të prodhojë dhe dhurojë 1.1 milionë maska dhe 55.000 veshje mjekësore në Itali.
Rivali i saj, LVMH javën e kaluar tha se po punonte me qeverinë franceze për të siguruar 40 milion maska shëndetësore nga një furnizues kinez.
LVMH, krahas grupeve të tjera të kozmetikës përfshirë L’Oreal, është duke përdorur disa nga fabrikat e saj të parfumeve për të prodhuar larës duarsh.
Kompanitë luksoze mendohet se do goditen nga kriza që i detyroi të mbyllë dyqanet.
© Panoramaplus.al
