Ronaldo Sharka duket se ka nxjerrë ‘zbuluar’ Krist Aliajn, pasi ky i fundit i ka dërguar mesazhe erotike Jori Dellit.

Gjatë episodit të fundit të “Kepit të Vipave”, moderatori, modelja dhe Keisi Medini me të cilën ish-banori i BBVIP pati një romancë që nuk zgjati shumë gjatë spektaklit, kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje, ku këngëtarja ka mbetur e shokuar.
Keisi e ka konsideruar të shpifur faktin që mes shumë vajzave, ish-partneri i saj ka ngacmuar pikërsisht shoqen e saj të ngushtë, Jorin.
Të njëjtën mendim ndante dhe modelja e cila shprehej se ia kishte bërë të qartë Kristit që mes tyre nuk mund të kishte asgjë më shumë se miqësi.
Sakaq Keisi u shpreh se ‘Kristi do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën’.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Pash Zotin, nuk e di a e ke parë ti Keisi, seç bëri kjo një intervistë, një përballje me Kristin sepse Kristi i dërgonte mesazhe erotike.
Keisi: Kur ka ndodhur kjo?
Ronaldo: Se ke parë ti, seriozisht nuk e ke parë?
Keisi: Jo.
Ronaldo: Kristi moj i dërgonte mesazhe provokative Jorit.
Jori: Po pse tani e solle muhabetin kështu.
Ronaldo: Po ne tani nuk do flasim vetëm për Noyzin moj shpirt…
Jori: Po pse tani, do flasim për Kristin?
Ronaldo: Hë tani pas Zotin se ti nuk e tregon, çfarë të ka shkruajtur Kristi?
Jori: Hë tani ça më ka shkruajt, nuk tregohen mesazhet. Mua më erdhi icik keq sepse ai e kthen situatën ashtu sikurse do vetë.
Keisi: Shumë e çuditshme, të them të vërtetën nuk e dija këtë. Më mërziti, më mërziti shumë. Pak goca ka, ku e gjeti tek Jori.
Jori: Dëgjo, kanë qenë disa mesazhe. Nuk e di nëse ai e kishte me të vërtetë situatën apo jo, por…
Keisi: Uaaa, joo unë nuk e kam parë as këtë lloj emisioni, as nuk di asnjë lloj mesazhi. Jo.
Jori: Unë edhe po ta kisha qejf, si mund unë…
Ronaldo: Ai mund të dalë edhe nesër pasnesër dhe të thotë që më ka provokuar vetë Jori.
Jori: Jo, s’ka asnjë mesazh provokimi nga ana ime. Unë i thosha ça thua oo…
Keisi: Është shumë e shpifur që bëhet si gjë. Pak goca ka?!
Ronaldo: Na doli Kristi hamshor, gjithandej i gjithëanshëm…
Jori: Ça domethënë hamshor?
Ronaldo: Donzhuan, kazanova.
Jori: Aha…
Ronaldo: Pse s’të duket hamshor Kristi? Gjithë ai djalë është.
Jori: Jo.
Ronaldo: Pse?
Jori: Jo, jo. Fare.
Keisi: Unë mendoj se Kristi nuk ka interes për asnjë.
Jori: Unë mendoj se është djal i mirë, por ka këto… Do që të jetë femra që t’i afrohet.
Keisi: Do që të jetë ai i pari në një marrëdhënie. Nuk të jep vëmendje ty. Do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën.
© Panoramaplus.al

