Gazetarja dhe opinionistja e “Fan Club” Iva Tiço ka folur së fundmi për marrëdhënien e komentuar të Arjolës dhe Monikës.

E ftuar në “Top Albania Radio” ajo tha se kjo gjë kishte ndodhur si pasojë e lodhjes dhe pagjumësisë së Arjolës. Iva tregoi se Arjola i kishte thënë se kishte 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë.
“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet.”
Kujtojmë se pas daljes, Monika dhe Arjola u dukën sikur patën një mosmarrëveshje midis tyre, që u reflektua në një nga puntatat e “Fan Club”. Arjola u duk e bezdisur nga fjalët e Monikës edhe pse kjo e fundit po shprehej se Arjolën e kishte si motër.
Monika ka thënë në intervista se nuk ka asgjë mes tyre dhe reagimi i Arjolës lidhet me lodhjes fizike, kurse vetë Arjola nuk ka folur ende rreth kësaj teme.
© Panoramaplus.al

