Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, kjo është Krishtlindja më e bukur. Çifti për herë të parë feston si prindër.

Festat për Veliajn dhe Xoxën kanë marrë tjetër kuptim me ardhjen në jetë të vogëlushit Kajan.
Ajola ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një fotografi të ëmbël me të birin. Ata shfaqen pranë pemës e cila ndriçon nga zbukurimet.

Xoxa ka vendosur që të mos e tregojë portretin e Kajan, prandaj fansat e saj mund të shohin vetëm shikim plot adhurim që ajo i jep.

“Gëzuar Krishtlindjet e para bebi Kajan! Zemra jote qoftë e mbushur gjithmonë plot e përplot me dashuri”, shkruan bashkëngjitur fotos Ajola.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
