11 Shtator, 2023

Kriset miqësia e Luiz Ejllit dhe Efi Dhedhes, ja veprimi që bëri ish-banorja e “Big Brother Vip” (Foto)


Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi brenda “BBV”, e cila u kris pas rikthimt të kësaj të fundit në reality show.

Disa muaj më parë ish-banorja u shpreh se do ta mbështesë atë në karrierën e tij muzikore, pasi sipas saj ai është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë, duke treguar kështu se dyshja kanë janë bërë shokë.

Mirëpo mesa duket miqësia e tyre është krisur sërish sepse së fundmi Efi nuk e ndjek më në Instagram këngëtarin shkodran.

Nga ana tjetër ndryshe nga ajo, Luizi vazhdon ta ketë ‘follow’ atë.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes.

Kujtojmë që ditën e sotme gjithashtu është vënë re se artisti nuk i ndjek më në rrjetet sociale Arbana Osmanin dhe partnerin e saj Eduart Grishajn. Ky veprim i papritur i këngëtarit i ka habitur fansat e tij pasi shpesh herë artisti ka treguar se me moderatoren ka ruajtur një raport të mirë dhe pas përfundimit të spektaklit të madh.

Dhe pse ai nuk i ndjek në Instagram, nuk mund të themi të njëjtën gjë për çiftin pasi ata vazhdojnë ende ta kenë ‘follow’ Luizin, por kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

  

 

 

© Panoramaplus.al