16 Shtator, 2023

Krah Luiz Ejllit si opinioniste? Flet hapur Zhaklin Lekatari: Do kishte rivalitet dhe antagonizëm! Do të krijohej një…


Zhaklin Lekatari ka folur së fundmi mbi mundësin e të qenit sërish opinioniste e “Big Brother Vip 3”, por këtë herë si opinioniste në krah të ish-fituesit të edicionit të dytë, Luiz Ejlli.

zhaklina luizi

Pasi Arbër Hajdari, i cili ka deklaruar më herët që nuk do jetë më pjesë e BBV si opinionist për shkak të angazhimeve të tjera, në rrjet kanë qarkulluar lajme se vendin e tij, këtë edicion të tretë do ta zërë Luiz Ejlli.

arber hajdari zhaklina lekatari1

Zhaklina e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, teksa ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në “Big Brother VIP”, është pyetur edhe se si do ishte marrëdhënia e saj me Luizin, nëse ai do ishte opinionist këtë sezon.

zhaklin lekatari

Ndërsa e ka cilësuar një mundësi të tillë si “një ‘Big Brother’ mes opionistëve”, Zhaklina është shprehur se edhe me Arbrin ka ndodhur të kishin mendime të ndryshme, e që sipas saj diçka e tillë mund të ndodh edhe nëse do të jetë me Luizin.

“Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim”, ka deklaruar Zhaklina.

zhaklin lekatari

Po ashtu ajo është pyetur edhe për mundësin e të qenit një konkurrente e shtëpisë së BBV, gjë të cilën e hodhi poshtë duke u shprehur se nuk do pranonte.

 “Jo, nuk do të pranoja. Më shqetëson fakti që je e mbyllur. Nuk do hiqja dorë nga liria. Pastaj është një eksperiencë e vështirë, që ty të duhet kohë për ta rikuperuar veten”, tha Zhaklina.

zhaklin lekatari

auto_luizi-11682757215luizii

© Panoramaplus.al