12 Qershor, 2022

Kourtney Kardashian shtatzënë? Ja fotot që ngritën dyshime


Fansat e familjes Kardashian kanë nisur sërish të aludojnë se Kourtney është shtatzënë pasi ajo ka pozuar në foton e fundit të postuar në Instagram me një fustan të zi të ngushtë.

Ajo ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj të ri Travis Barker dje ndau një seri fotosh të saj dhe 46-vjeçarit në Milano, Itali. Në njërën, ajo pozoi pranë një dritareje të hapur e veshur me një fustan të zi, me një xhaketë lëkure në duar. Në një foto tjetër, ajo dhe Travis shihen tek ecin krah për krah përgjatë një trotuari në qytet. Një tjetër foto tregoi një ekip kameramanësh që rrethonte dy zogjtë e dashurisë, me sa duket për një seri të re të ‘The Kardashians’.

Teksa shikuan nga afër fotot, shumë fansa besojnë se Kourtney është shtatzënë dhe për këtë arsye edhe po xhirojnë. “Shtatzënë?” pyeti dikush. “Një fëmijë?” shkroi një tjetër. “Ajo është SHTATZANË”- shkruan të bindur shumë ndjekës.

 

Fotot vijnë tre javë pasi ajo dhe bateristi i Blink-182 u martuan për herë të tretë në Portofino të Italisë. Por duket se të porsamartuarit tashmë kanë dëshirë të kenë një fëmijë. Shikuesit e ‘The Kardashians’ aktualisht po mësojnë për metodat e çuditshme të Kourtney, si pjesë e përpjekjeve të saj për të mbetur shtatzënë me një fëmijë të katërt. Në episodin e fundit, ajo tregoi se ka provuar të hajë vezë thëllëzash të ziera.

Kourtney po ashtu rrëfeu se kishte futur objekte të çuditshme në vaginë e saj ndërsa përpiqej të mbetej shtatzënë me Travis. Përtej këtyre metodave, Kourtney dhe Travis iu nënshtruan gjithashtu trajtimit IVF. Megjithatë, ajo zbuloi se “nuk ishte përvoja më e bukur”.

Kourtney ka tre fëmijë nga martesa e saj me Scott Disick: Mason, 12 vjeç; Penelope, nëntë dhe Reign, shtatë vjeç. Travis gjithashtu ka dy fëmijë, Landon, 18 vjeç dhe Alabama, 16 vjeç, me ish-gruan e tij Shanna Moakler.

© Panoramaplus.al