15 Gusht, 2022

Kourtney Kardashian fansja numër një e Travis Barker/ Ylli i ‘reality show’ shoqëron partnerin në turneun e tij


Kourtney Kardashian iu bashkua partnerit të saj Travis Barker në turneun e tij ‘Mainstream Sellout’ bashkë me Machine Gun Kelly.

Kourtney dhe Barker kurorëzuan dashurinë e tyre në Itali majin e kaluar. Tani ata po shijojnë jetën e tyre si çift.

Ylli i “KUWTK” postoi disa foto në Instagram ku ndau për ndjekësit pak nga ‘intimiteti’ që Travis dhe ajo jetuan para dhe gjatë koncertit.

Kourtney shihej e ulur sipër bateristit duke dhuruar puthje pasionante apo prapa skenës së koncertit duke i kapur duart njëri-tjetrit. Ajo vendosi krahas imazheve mbishkrimin: “gruaja e turneut”.  Ylli padyshim është fansja numër një e partnerit të saj.

Travis Barker iu bashkua Machine Gun Kelly në bateri pas një krize shëndetësore që pësoi muaj më parë.

“Kundër urdhrave të mjekut të tij dhe me gishtin e madh të thyer, e binda @travisbarker të bashkohet me ne për dy ditët e fundit,” tha Machine Gun Kelly në llogarinë e tij në Instagram.

Rikthimi i parë në skenë i Barker pas problemeve shëndetësore:

Bateristi i Blink-182 u shfaq në skenë gjatë koncertit të Machine Gun Kelly në Los Anxhelos dy javë pas shtrimit të tij në spital. Barker ishte një mysafir surprizë gjatë shfaqjes Mainstream Sellout Tour të MGK, dhe më pas iu bashkua pjesës tjetër të turneut.

Përpara se Travis Barker të shfaqej në skenë për herë të parë pasi u shtrua në spital në qershor, MGK kishte disa fjalë për mikun e tij.

“Ka një person me të cilin u rrita duke idhulluar, me të cilin u bëra mik dhe ai besoi në mua,” tha Machine Gun Kelly.

“Dhe kurrë më nuk kam dashur t’i bashkohem një kënge që ai dhe unë e kemi krijuar. Travis Barker, bëni pak zhurmë për të sonte.”

© Panoramaplus.al