Reperi Travis Barker dhe Kourtney Kardashian e kanëçuar marrëdhënien në një nivel tjetër. Pas nëntë muajsh bashkë, dyshja janë zyrtarisht të fejuar!

Sipas “Page SIx”, Barker i propozoi Kourtney-t në Montecito, Kaliforni, gjatë fundjavës. Një plazhist filmoi momentin kur Travis u ul në gjunjë dhe i kërkoi partneres të bëhej gruaja e tij.
I rrethuar nga një numër i madh trëndafilash të kuq dhe qirinj të bardhë, Travis bëri pyetjen e madhe, së cilës Kourtney iu përgjigj: “Po”.

Kardashian konfirmoi lajmin dje në mbrëmje, duke postuar dy fotografi nga propozimi në Instagramin e saj.
“Përgjithmonë,” e mbishkroi ajo postimin.

Vajza 15-vjeçare e muzikantit, Alabama, ndau gjithashtu disa fotografi nga mbrëmja speciale, krahas së cilave shkroi: “Shumë e lumtur për ju të dy. Ju dua të dyve!”.
Kim Kardashian ishte gjithashtu prezente për të festuar me motrën e saj dhe kunatin e ardhshëm. Ajo ndau një foto të unazës mahnitëse të Kourtney-t, e cila ka një diamant të madh në formë ovale.


