Pas shumë tentativave, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të bëhen më në fund prindër për hrë të parë.

E teksa çifti janë mëse të lumtur pritjen e tyre, vëmendja është kthyer edhe nga ish-bashkëshorti i Kourtney, Scott Disick, partneri i saj për gati 1 dekadë me të cilin ndan 3 fëmijë. Pir edhe pse të ndarë Soctt vazhdon ende të ruajë raporte të mira me familjen Kardashian.
Së fundmi burimet përr “ET”, kanë treguar se Scott po e mbështet çiftin, ndërsa në të njëjtën kohë po përpiqet që të kujdeset sa më shumë për veten pasi e gjithë situata është paksa e vështirë për të.
Burimi theksoi gjithashtu se Disick do ta dojë gjithmonë Kourtney-n, por është i lumtur dhe i emocionuar për të dhe do të vijojë të ecë përpara e të përqendrohet në jetën e tij.
Kujtojmë se lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ylli i “The Kardashians” këtë të premte gjatë koncertit të Baker me Blink-182 ne Los Angeles.
Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kardashian mbajti ne dorë një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”.



