Kourtney Kardashian dhe Travis Baker do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë bukuroshja dy javë më parë, teksa u shfaq me një pankartë në koncertin e partnerit të saj, ku shkruan: “Travis jam shtatzënë.”

Teksa së fundmi krijuesja e “Poosh”, postoi disa fotografi të reja nga festa e zbulimit të gjinisë së vogëlushit, bashkëshorti i saj bëri komentin epik.
“Unë tashmë e di emrine tij”, shkroi 47-vjeçari.
Kujtojmë që Kourtney ka tre fëmijë nga lidhja me ish-partnerin e saj Scott Disick, Mason, Penelopen dhe Reign, 8 vjeç, ndërsa Baker ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme, Atiana, Alabama dhe Landon.


© Panoramaplus.al

