Siç duket Kourtney Kardashian qenka “delja” e zezë e familjes së njohur hollivudiane. Klani i familjes Kardashian-Jenner janë fansat më të mëdhenj të njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për sukseset e njëra-tjetrës.

Po mesa duket ku puna vjen tek Kourtney, motrat e famshme me në krye Kris Jenner nuk janë kaq suportive. Ylli televiziv së bashku më partnerin e saj, Travis Barker së fundmi kanë lançuar linjën e tyre të veshjeve të quajtur “Revolve”.
Dyshja mbajti një ceremoni hapjeje në Nobu, Malibu për të promovuar biznesin e tyre të ri. Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte se as Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe Kris Jenner nuk u paraqitën në ceremoninë e inaugurimit.
Ngjarja shënoi një arritje të re për çiftin. Megjithatë, familja e ngushtë nuk ishte aty për t’i mbështetur.
Pasi asnjë anëtar i familjes nuk u shfaq në një ditë të veçantë për Kourtney Kardashian, thashethemet për një përçarje të mundshme familjare duket se po marrin vrull.
Kujtojmë që Kourtney dhe Barker kurorëzuan dashurinë e tyre në Itali dy muaj më parë . Tani ata po shijojnë jetën e tyre si çift.
© Panoramaplus.al
