
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të nderohet nga Posta e Kosovës, që ditën e nesërme do të promovojë Pullën Postare Dua Lipa.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku. Evendti do organizohet ditën e nesërme dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë edhe vetë Dua me të atin Dukagjin Lipa.
Ditën e djeshme Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i bëri edhe një dhuratë simbolike 26-vjeçares, duke i dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ në ar të bardhë 4000-vjeçar.

Dua performoi mbrëmjen e djeshme para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh dhe e gjitha ishte thjesht një performancë magjike. Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin: New rules, Levitating, Don’t start now, Break my heart.
Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është. Dua shkëlqeu e veshur me një set dy pjesësh rozë.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

