17 Mars, 2020

“Koronavirusi”- Ulërima e Cardi B kthehet në remix dhe bëhet virale. Vetëm në një ditë po kryeson tabelën e iTunes


Cardi B është kthyer pa dashje në fonogram të pandemisë globale, pasi një këngë ku reperja shfaqet duke bërtitur “koronavirus” po kryeson tabelën e iTunes.

Javën e kaluar, një video e Cardi B për përshkallëzimin e rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u bë virale. Në klip dëgjohet duke thënë: “Jam pak e frikësuar.”

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në videon e parë nga 18.2 milionë njerëz është një fragment ku ajo bërtet: “Koronavirusi, koronavirus, dreqin po bëhet realitet.”

Dj i famshëm DJ iMarkkeyz krijoi një këngë remix me fjalët e reperes të titulluar “Coronavirus Remix”.

Kënga u publikua të hënën në iTunes dhe menjëherë është listuar në vendet e para.

Deri mëngjesin sotëm kënga është në vendin e 18-të në tabelën e iTunes U.S. dhe vendin e 5-të në grafikun e këngëve hip-hop/rap në iTunes.

© Panoramaplus.al