Pasuria e themeluesit dhe shefit të Amazon, Jeff Bezos është rritur me 24 miliard dollarë. Kjo për shkak se rritja e kërkesës për blerje në internet çoi në rritje të çmimit të aksioneve të firmës.

Tani pasuria e tij vlerësohet se është 138 miliardë dollarë sipas Bloomberg Billionaires Index duke vulosur pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë.
Amazon ka përfituar nga rritja e blerjeve në internet nga njerëzit që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së Covid-19.
Firma ka punësuar mijëra punëtorë për të përballuar kërkesën.
Bezos zotëron një pjesë të 11% të aksioneve në Amazon dhe të martën aksionet e firmës u rritën me 5.3%.
© Panoramaplus.al
