13 Mars, 2020

Koronavirusi dëmton rëndë industrinë e argëtimit, anulohen premiera të filmave, koncerte live dhe emisione televizive


Koronavirusi ka dëmtuar rëndë industrinë e argëtimit. Premiera të filmave, koncerte, shfaqje televizive dhe teatrore janë shtyrë ose anulluar nga frika e përhapjes së virusit.

Mulan i Disney është mes filmave të mëdhenj që është shtyrë pas Fast & Furious 9, A Quiet Place 2 dhe filmit të James Bond, No Time To Die.

Gjithashtu shfaqje në Broadëay janë mbyllur, ndërsa shumë shfaqje televizive kanë pezulluar xhirimet.

Disneyland është mbyllur gjithashtu për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve.

Filmat horror The Neë Mutants dhe Antlers u shtynë dhe ende nuk është vendosur një datë e publikimit të tyre.

The Secret Garden është shtyrë nga muaji prill  në muajin gusht. Festivali i Filmit Tribeca që do të zhvillohej në Neë York në prill, është shtyrë gjithashtu.

Shumë shfaqje televizive kanë njoftuar se gjatë xhirimeve të tyre nuk do ketë më publik në studio.

Xhirimet e shfaqjeve të The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon, The Late Shoë Ëith Stephen Colbert dhe Late Night Ëith Seth Myers u shtynë.

Megjithatë po planifikojnë të kthehen në 30 mars.

Ndërsa emisionet e Jimmy Kimmel Live dhe The Late Late Shoë ëith James Corden do vazhdojnë për momentin por pa publik në studio.

Koncertet live në botë gjithashtu janë shtyrë.  Të prekur janë këngëtarë si Billie Eilish, Cher, Kiss, Post Malone, Chris Stapleton dhe shumë të tjerë.

© Panoramaplus.al