29 Prill, 2019

Koreografi i njohur zbulon reperin shqiptar që paguan më shumë: Do doja të bashkëpunoja…


Koreografi i njohur, Andi Murra, ka qen ë i ftuar në emisionin “Trokit”, ku ka zbuluar se pas 5-vitesh tentativë më në fund në Tiranë do të zhvillohet kompeticioni i famshëm i kërcimit që mban patentën e Jennifer Lopez, “World of Dance”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Murra ka folur edhe për bashkëpunimet e ndryshme që ka bërë me artistët shqiptarë. Ai veçoi reperin e njohur, Noizy, si bashkëpunëtorin që paguan më shumë nga të gjithë.

“Me Noizy-n jam shumë i kënaqur. Ai paguan më shumë nga të gjithë. Do doja të bashkëpunoja gjithmonë me të”, tha Andi duke qeshur.

Njëkohësisht, koreografi zbuloi gjithashtu se kanë nisur xhirimet për klipin e ri të këngës së Noizy-t, shkruan “intv.al”.

© Panoramaplus.al