31 Korrik, 2019

Kopjoi këngën “Dark Horse”, këngëtarja e famshme shpallet fajtore


Një gjykatë amerikane ka marrë vendimin se këngëtarja e famshme, Katy Perry, ka kopjuar këngën e saj të vitit 2013, “Dark Horse” nga një këngë rep kristiane.

Vendimi u mor, edhe pse Katy dha prova gjatë gjyqit se nuk ishte e vërtetë një gjë e tillë dhe se nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë këngën e 2009, Joyful Noise, nga Flame, para se të regjistronte këngën e saj.

Sipas mediave të huaja, Perry ishte ofruar që të performonte këngën “Dark Horse” në sallën e gjyqit, kur avokatët nuk mundën ta vinin atë të dëgjohej nga anëtarët e jurisë për shkak të një defekti në sistemin e altoporlantëve.

Ndërkohë avokatët e këngëtares janë shprehur se ritmi i të dyja këngëve ishte i ngjashëm dhe i rëndomtë, duke argumentuar se për këtë shkak, “Flame” nuk mund të pretendonte të drejtën e autorit.

Por nga ana tjetër, pala akuzuese tha se Katy dhe ekipi i saj, kishin kopjuar një pjesë të rëndësishme të këngës.

“Dark Horse” u prezantua në 2013 si pjesë e albumit të katërt të “Katy Perryt” dhe si një nga hitet më të mëdha të saj. Ajo është shitur në më shumë se 13 milionë kopje në të gjithë botën dhe videoja e këngës ishte e para e një artisteje femër që arrinte një miliardë shikime në “youtube” dhe “vevo”. Në total, kënga është shikuar më shumë se 2.6 miliardë herë që kur ajo është publikuar.

© Panoramaplus.al