Në familjen e këngëtares Adelina Tahiri sot ka festë, pasi nëna e saj feston ditëlindjen. Për ta uruar, këngëtarja ka publikuar një foto të së ëmës dhe të atit në profilin e “Instagram”-it, teksa përkëdhelin djalin e saj Jon.
Bashkëngjitur me foton, Adelina falenderon mamanë e saj që është kujdesur për të në çdo moment dhe i uron edhe ditëlindjen.
“Mami e dashur! Çfarëdo që të them do ishte shumë e vogël, çdo urim i imi do ishte asgjë me atë ç’ka ndjej dhe me atë çfarë meriton ti, dua të jetosh sa malet, të jesh e lumtur gjithmonë, do doja në jetë të jem të paktën 30% një nënë si ty! Ti më mësove të dua, të respektoj dhe të vlerësoj ! Faleminderit që egziston. Të do vajza jote Adelina!”, janë fjalët që Adelina ka zgjedhur që të urojë nënën.

Ndërkohë teksa shohim mamanë e Adelinës, kuptojnë se këngëtarja qenka kopja e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
