23 Korrik, 2022

“Kopësht, kafshë dhe…”/ Armina Mevlani zbulon shtëpinë e saj të ëndrrave (VIDEO)


Ndonëse ende nuk ka shkuar drejt altarit, Armina Mevlani bashkëjeton prej vitesh me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Për planet për martesë blogerja nuk ka zbuluar ende detaje, por duket se diçka e ka të qartë: Shtëpinë e saj të ëndrrave.

Përmes një videoje që ka publikuar në Instagram dhe TikTok, Armina tregon se i pëlqejnë shtëpitë e stilit të vjetër spanjoll të quajtuara “Hacienda House Spanish Colonial”, që kanë pamjen e një banese klasike me mure të bardha.

 

Më tej në “listën” e preferencave të saj për shtëpinë ajo shton: “Një kopësht të brendshëm plot me dritë, detaje të stilit meksikan, kuzhinë tradicionale dhe vintage, një banjo të thjeshtë me dysheme dhe një fermë me shumë kafshë”

Blogerja është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.– deklaroi ajo para pak javësh.

Kujtojmë se gjatë puntatës së fundit të emisionit të saj, ajo lexoi një letër të dërguar nga një ndjekëse e emisionit ku ajo është bashkë-prezantuese. Ndjekësja kërkonte ndihmë se çfarë të bënte, pasi po planifikonte pushimet dhe kishte përplasje me bashkëshortin. Bashkëshorti mendonte që të të bënte pushimet me familjen dhe prindërit e tij, kurse gruaja nuk donte pasi vetëm një javë është leja e të dyve jo gjithë muajt e vitit. Ndër të tjera në ltrën e shkruar, ndjekësja shprehte se ishte në dilemë dhe se pushime ishin kthyer në “hall” për të. Pasi lexoi, Armina bëri një koment papritur duke qeshur. “Këtë hall kemi edhe vetë”, tha ajo, duke rënë dakord me ndjekësen.

Megjithatë gjatë bisedës ajo tregoi se i ka kërkuar partnerit të saj, Shkëlzen Berishës, që t’i bëjnë pushimet së bashku me familjen e saj. E pyetur nga Fatma nëse pushimet do t’i bëjë vetëm me prindërit e saj, pra jo të parnterit, Armina tha: “Alternohemi.”

“Këtë vit unë kam qenë shumë e ngarkuar dhe ndryshe nga vitet e tjera i kam kërkuar partnerit tim që këtë vit të jenë edhe prindërit e mia. Nuk ka asnjë gjë të keqe që një vit ti bësh vetëm, një vit me familjen tënde, një vit me të burrit. Do alternohemi,  e gjithmonë kështu e bëjmë”- tha Armina.

© Panoramaplus.al