5 Nëntor, 2021

Konkurrentja e “Për’puthen” shpërthen në lot në mes të emisionit: Më shantazhojnë me video… Ja çfarë më kërkojnë të bëj


Alvisa Qarri, një nga konkurrentet e “Për’puthen”, zbuloi dje se po shantazhohet me video për të lënë emisionin e dashurisë dhe për ta ndërprerë njohjen me Bashkim Saitin. Nisur nga kjo, Qarri kërkoi që të largohet për ta ndërprerë këtu rrugëtimin e saj.

alvisa qarri (6)

Teksa fliste dhe rrëfente “tmerrin” që po përjeton, Alvisa nuk i mbajti dot lotët për shkak të videove në të cilat shfaqet bashkë me Saitin.

Pjesë nga biseda:

Alvisa: Kanë qenë ditë shumë të vështira. Më kanë ardhur disa video që kam qenë unë me Bashkimin dhe më kanë thënë ose duhet të lësh emisionin, ose do t’i publikojmë. Nuk mund ta vazhdoj dot më.

Bora: Nuk është mirë që një vajzë të shantazhohet. Ku ka më mirë se të dashurohesh.

Alvisa: Mund të qetësohem pak dhe të vazhdojmë më vonë… Unë dua të vazhdoj jetën time e qetë dhe janë disa gjëra që nuk më lënë ta vazhdoj. Janë situata më të thella nga se duken.

Bora: Do ta vazhdosh njohjen me Bashkimin?

Alvisa: Është një nga arsyet. Kam pëlqim për Bashkimin është thënë, jam gati për të deklaruar, por nuk dua të vihem në presion dhe dua t’i bëj gjërat kur unë i ndjej. Nuk jam e sigurt nëse duhet të deklarohem tani, dua të marr vendime shumë të sakta për jetën time dhe nuk dua të bëj gabime që më herët i kam bërë.

alvisa qarri (1)

Bashkimi pohoi se i kishte kërkuar takim kur u kthye nga Amerika dhe se mori përsipër fajin.

Pavarësisht kësaj situate, opinionisti Arjan Konomi e kritikoi Alvisën dhe madje e akuzoi se po bën viktimën, sepse është një vajzë që ndryshe sillet para kamerave e ndryshe pasi ato fiken. Arjani gjithashtu tha se ajo zgjedh të dalë në takim me djem të cilët i pëlqen publiku dhe jo vetë ajo.

Pjesë nga biseda:

Arjani: Kam përshtypjen se je skematike. Besoj se je një Alvisa tjetër për aq sa të njoh dhe në jetën reale.

Alvisa: Është akuzë shumë e rëndë. Jam gjendur në situata të vështira. Vij këtu pa plan e pa skena, pëlqimi për Bashkimin është shumë i fortë, nëse dua ta puth e bëj. As ai dhe as unë, nuk e dua, këtë.

Arjani: Mendoj se je skematike, sepse ke bërë takim me Edin dhe e le kur iu kundërvu publiku. Brunon e hodhe poshtë direkt, e shkele me këmbë kur publiku iu kundërvu dhe iu ktheve Bashkimit, sepse e do publiku.

Alvisa: Unë veproj me ndjesi. Me Brunon kam pasur pëlqim, por nuk dua të vazhdoj më me të se nuk më pëlqejnë meshkujt e lëkundur.

Arjani: Jashtë është më e çliruar.

Alvisa: Ti nuk më njeh mua jashtë.

Arjani: Këtu je e ngrirë, ki kujdes fjalët. Mos e bëj më viktimën! Alvisa nuk ka asnjë lloj ndjenje për Bashkimin.

alvisa qarri (8) alvisa qarri (7) alvisa qarri (5) alvisa qarri (2)

© Panoramaplus.al